13/04/2007 at 3:29 pm (E pergjithshme)

Sapo ka hyrë në treg Windows vista. Disa e njohin disa jo. Por cilat janë të mirat e këtij programi të ri. Po jap eksperiencën time në përdorimin e këtij programi…
Nje e mete e Windows Vistes eshte numri i madh i tabelave paralajmeruese (tabelave blu) qe dalin gjate punes me te, te cilat jane kryesisht ne lidhje me sigurine e kompjuterit.
Keto menu ndalojne njerezit e tjere te futen tek informacionet te cilat perdoruesi (administratori) i ka mbyllur me pasword, por keto tabela detyrojne dhe administratorin pra perdoruesi kryesor te futet menjehere tek te dhenat e tij pasi edhe atij i duhet te klikoje dhe te fuse gjithmone paswordin e tij sa here te kerkoje te hyje në sistem. Nje problem tjeter jo dhe aq i madh eshte dhe ndryshimi i struktures se sistemit tw windowsit, e cila mund te kete shume ane pozitive por nga ana tjeter çorienton perdoruesin i cili eshte mesuar me versionet e meparshme te windowsit.
Read the rest of this entry »
Leave a Comment
13/04/2007 at 1:38 pm (E pergjithshme)
Mundet, që kjo foto që tregon një ari polar i cili ka ngecur mbi një copë akulli në Arktik, të prekë ndjenjat njerëzore përsa i përket ndryshimeve klimatike. Kështu shprehet ambjentalistja Gabrielle Walker.Ambjentalistët kanë kohë që po merren me pikat e dobëta të natyrës. Por, megjithëse kjo çështje është tepër e nxehtë për momentin, shumë njerëz ende nuk janë bindur për kërcënimin që po vjen nga ndryshimi i klimës.
Viktimat e ndryshimeve klimatike? Arinjtë polarë
Këtë fundjavë pritet që të prezantohet Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimate (IPCC). Qindra ekspertë kanë kontribuuar për këtë raport, dhe megjithëse rezultatet janë ende sekret, gjithkush e di se pamja e përgjithshme nuk do të jetë e këndshme. Pika më kulminante do të jetë kur bota të kuptojë se ndryshimet klimatike janë një rrezik prezent dhe mëse i vërtetë, dhe se duhen marrë masa urgjente. Një mësim i mirë mund të jetë edhe dëmtimi i shtresës së ozonit, një pasojë e ambjentalizmit modern.
Read the rest of this entry »
10 Comments